Pas Lotit 1 te Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe. Një lajm i mirë ky në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizon se Unaza e Madhe është jetike për ekonominë e qytetit. “Pas Lotit 1 tek Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe!
Në këtë 100 vjetor të saj, Unaza është jetike për ekonominë e qytetit! 1 milionë banorë, të majtë e të djathtë, kanë nevojë të lëvizin e zhvillojnë sipërmarrjen. Tirana nuk ndalet!”, shprehet kryebashkiaku. Unaza e Madhe lehtëson qarkullimin e makinave. Makinat që duan të kalojnë nga njëri cep i Tiranës në tjetrin, nuk do kenë më nevojë të futen mes për mes qytetit, duke krijuar trafik.