Nga sot nisin rritjet e temperaturave në vendin tonë! Kushtet e qëndrueshme atmosferikete do të vijojnë të mbizotërojnë, duke bërë që kthjellimet të jenë më të dukeshme gjatë paradites. Kjo situatë do të jetë e tillë edhe në ditët në vazhdim ku temperaturat do të kenë një luhatje nga -1 në zonat malore deri në 19 gradë në pjesën perëndimore.
Deri ditën e premte nuk do të kemi reshje shiu, ndërsa fundjava pritet të ketë ndryshime. E shtuna dhe e diela parashikohet të sjellin reshjet e shiut, megjithatë temperaturat nuk do të ulen.