Një 18 vjeçar nga Coventry, West Midlands, është viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, raportoi “Daily Mail”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se do të ushtrojë kontrolle më të rrepta për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së epidemisë.

Johnson paralajmëroi në një konferencë se do të urdhëronte dhe mbylljen e hapësirave publike për të kufizuar daljen e qytetarëve nga shtëpia nëse nuk do të respektonin masat e marra nga qeveria.

Deri tani numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 281