Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadhi ka ndarë një përshëndetje për ditën e verës, ndryshe nga vitet e tjera. Në shtëpinë e saj duke hekurosur rroba, ajo i dedikon një postim në Facebook grave, nënave dhe gjysheve, që këto ditë të vë shtira për Shqipërinë thuajse të gjithë në vetëkarantinim, kanë peshën kryesore të higjienës dhe mirëqenies së familjes.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë. Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim”, shkruan Kryemadhi.