Gazeta “La Stampa” në Torino të Italisë është mbyllur, pasi një punonjës rezultoi i prekur nga kronavirusi.

Media italiane informoi autoritetet për rastin në redaksinë e saj, dhe menjëherë filloi dezinf ektimi i ambienteve si dhe kontrolli i të gjithë punonjësve.

Gjithsesi, “La Stampa” informon se do të vijojë të informojë online lexuesit dhe se do të rifillojë aktivitetin pas kontrolleve shëndetësore të të gjithë stafit.Ndërkohë kujtojmë që Italia pothuajse ka mbyllur çdo gjë, çdo aktivitet apo institucion. Vendi fqinj numëron deri tani mbi 800 të vdekur dhe mbi 10000 të in fektuar.