Nga Denis Dyrnjaja 

Është e pakuptueshme sesi njerëzit e kuptojnë ose përkthejnë gabim çdo udhëzim.

Orari 16:00 me 18:00 nuk është për të dalë në shëtitje masive, por është për të dalë dikush nga familja nëse nevojitet të marrë furnizime ose diçka të domosdoshme.

Kjo fasho orari nuk ka imunitet të posaçëm që virusi nuk mund të na kapë. Ndryshe s’kishim pse vetëmbylleshim për pjesën më te madhe të ditës.

Pra rrimë mbyllur tërë ditën që të ruhemi nga virusi dhe dyndemi rrugëve a thua se është orar ajrimi në burg pasditja. Kjo mendjelehtësi po na riskon shumë të gjithëve dhe do na bëjë dëme të mëdha e të paparashikuara. 

Do na përhapet sëmundja e do vdesim rrugëve, vetëm pse nuk bëjmë dot dallimin që kjo sëmundje nuk është çështje oraresh por izolimi. 

Nuk ka të preferuar, por të merr para dhe të “fik dritat”. 

Nuk kemi as spitale, as kushte për ta përballuar o njerëz kuptojeni. Duhet të ruajmë veten dhe vetja ruhet duke ndenjur në shtëpi.

 Në rast se rrimë në shtëpi i bëjmë ndër vetes, fëmijëve e prindërve tanë, në rast se jo atëherë po i hapim gropën njëri tjetrit pa vetëdije. Nesër do bëhemi pishman por kjo s’do i vlejë askujt prej nesh.