Futbollisti i ekipit të Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19. Ai kishte shfaqur të gjitha shenjat e sëmundjes mbrëmjen e kaluar dhe pas kryerjes së testit, kishte rezultuar i infektuar. Futbollisti është futur menjëherë në karantinë dhe raportohet se nuk ka shfaqur komplikacione në gjendjen shëndetësore.
Pas lajmit të infektimit të tij, i gjithë ekipi i Chelsea ka përfunduar në karantinë. Mes këtyre personave do të jetë e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit e tyre. Ditën e djeshme, një tjetër rast me koronavirus u konfirmua në ekipin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili gjithashtu është stabilizuar.