Përpos karrierës, shëndetit apo marrëdhënies suaj në çift, yjet janë siguruar të përcaktojnë edhe inteligjencën tuaj. Pa lënë pas çdo shenjë të horoskopit me veçoritë e tyre unike duket se dy shenja janë shumë më të favorizuar se të tjerat në aspektin e performancës mendore. Sipas astrologëve Ujori dhe Akrepi janë dy shenjat më të zgjuara të zodiakut, për 2 arsye të ndryshme.
Të lindurit në shenjën e Ujorit dallohen për inteligjencën analitike, e cila konsiston në aftësinë njohëse dhe nivelin e lartë të IQ( keoficientit të inteligjencës). Akrepi nga ana tjetër ka më shumë inteligjencë perceptuese; është i jashtëzakonshëm në vlerësimin real të gjërave dhe në kuptimin e botës në përgjithësi. Kjo s’do të thotë se shenjat e tjera nuk janë inteligjente, sigurisht secila në mënyrën e tyre. Në fakt Binjakët dhe Peshorja renditen fill pas Akrepit dhe Ujorit. Gaforrja dhe Peshqit janë të njohur për inteligjencën emocionale, që e thënë ndryshe ka të bëjë me identifikimin dhe arsyetimin e ndjenjave personale dhe të të tjerëve. Shenjat e tokës ndërkohë: Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi shfaqin inteligjencë të lartë përsa i përket prakticitetit. Për sa i përket shenjave të zjarrit: Dash, Luan, Shigjetar kanë tendencën të kenë një intuitë të pagabueshme, të marrin rreziqe si dhe të pozicionohen në rolin e liderave.
Burimi: Insider