Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore. POR pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 °C deri në 21°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor-Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa- Ishujt Brianikë do të përfshihen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu, po ashtu Europa Verilindore vijon me temperatura të ulta dhe reshje dëbore. Por Europa Qëndrore dhe ajo Jugore do mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.