5 deputete socialiste i jane pergjigjur thirrjes per tu bashkuar ne ekipet mjekesore. Deputetja socialiste, Edlira Bode, e cila iu bashkua thirrjes për të ndihmuar systemin shëndetësor në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirus, tha në një lidhje telefonike për “News24” se, nëse është nevoja, do të shërbejë edhe në vijën e parë, pra në terren.
Deputetja Bode, e cila është njëkohësisht edhe mjeke, tha se kjo situatë do të mund të kalohet me sukses vetëm nëse sitemin shëndetësor e ndihmojnë edhe qytetarët, duke plotësuar kushtet dhe rregullat që iu kërkohen, pra duke u vetëizoluar.