Kryeministri Edi Rama ka siguruar se ushqimore, furrat e bukës dhe farmacitë nuk do të mbyllen dhe në këtë aspekt s’ka për të ndryshuar asgjë.Rama tha se është e dëmshme që njerëzit të vrapojnë për të marrë bukë dhe të dynden në furrat e bukës ndërsa siguroi se mos dëgjojnë asnjë nga zërat allatërmet, por që edhe nëse bota të jetë duke mbaruar këto tre aktivitete do të jenë të hapura.
”Çdo strukturë për ushqimet do të jetë e hapur. Nuk është e nevojshme por e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të marrim bukë në shtëpi.Problemet e bukës dhe të medikamenteve do të jetë e mundur që të lëvizet. Nuk ka probleme, i gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë ku jemi.
Dhe në të gjitha rastet edhe sikur bota të jetë duke mbaruar nesër mbrëma, nesër paradite ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura. Mos dëgjoni zërat apo ato thirrjet allatërmet. Nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim.”- tha Rama.