Robert Berisha dhe Rinor Hykolli, që është menaxheri i reperes Tayna, janë vendosur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të mos ndaluar përhapjen e Koronavirusit në vend. Kjo ndodhi menjëherë pas kthimit nga koncertet që kishin në Amerikë dy personazhet e njohur. “Prive.al” njofton se linja e udhëtimit për në Kosovë për ta ishte nga Stambolli e me të mbërritur këta dy emra janë vendosur në Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë. Por Roberti nuk ka qenë i kënaqur aspak me kushtet në konviktin ku po qëndron, ndërsa ka publikuar edhe një foto të një lavamani që lë shumë për të dëshiruar.
Karantinimi i Robertit vjen menjëherë pasi këngëtari bëri disa deklarata aspak të përshtatshme dhe madje raciste për Koronavirusin. Jo më larg se dy ditë më parë, këngëtari shqiptar bëri një postim super racist në Instastory-n e tij, ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze, për të cilin shkruante: “Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”
Madje Roberti tallej në periudhë të vështirë që çdokush e përjeton me frikë për veten dhe të afërmit, duke thënë se “nuk je shqiptar i vërtetë nëse ke frikë nga Koronavirusi”, sikur të qenit shqiptar të të bënte vërtet imun ndaj Koronavirusit. Epo do ta shohim tani sesa shqiptar do të tregohet Roberti i izoluar nga të gjithë!