Veriu i Italisë është duke kaluar padiskutim situatën më të vështirë të historisë që pas Luftës së Dytë Botëtore, teksa Lombardia është rajoni më i prekur me shumë se 2 mijë viktima. Futbolli mund të rinisë ndoshta pas tre javësh, por edhe mund të mbyllet këtu.
Megjithatë, tifozeria e Brescias ka marrë vendim edhe nëse topi nis të lëvizë sërish.
“Shumë lot, shumë të vdekur! Shumë dhimbje dhe faqe gazetash të mbushura me lajme të zeza. Duke parë këtë trishtim të madh, këtë situatë, këtë gjendje, nuk do të kthehemi në tribunë edhe nëse rinis kampionati. Nuk mund ta bëjmë duke menduar pë rata familjarë të shkretë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm…”.