Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 889 persona nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023.
Personat me covid-19 u shtuan për 24 orë me 5974 raste të reja, duke e çuar numrin total në 92.472. Janë shëruar për 24 orë 1434 persona, një rekord që nga fillimi i epidemisë, me një total prej 12.384 të shëruar. Rajoni i Lombardisë, vazhdon të mbetet rajoni më i nxehtë i prekur nga sëmundja e coronavirus. 3856 në terapi intensive, 26 676 në struktura spitalore e 39 533 në izolim shtëpiak.
Mes viktimave është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vitesh jetonte në Romë.
Të dhënat u bënë publike në Itali, ndërkohë që një avion i Air Albania është ulur ne shtetin fqinj me një ekip mjekësh dhe infermierësh, që u shoqëruan nga ministri në detyrë i punëve të Jashtme, Gent Cakaj, mjekë, që do të zbresin direkt në zonën e nxehtë të Lombardisë.