Gazetarja dhe producentja e CBS-së, Maria Mercader ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Ndonëse luftoi për 20 vite me kancerin, ajo nuk mundi të mposhte dot koronavirusin dhe ndërroi jetë në një spital në New York.
Gazetarja shumë e njohur kishte ndjekur disa nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si vdekja e princeshës Diana dhe atentatet e 11 shtatorit.
Që prej muajit shkurt, ajo kishte vendosur të bënte një periudhë pushim, pasi mjekët i kishin thënë se sëmundja nga e cila ajo vuante kishte përparuar.
Me sa duket pas infektinit me COVID-19, gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe më shumë dhe për fat të keq ndërroi jetë