William Levy dhe partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez janë ndarë! Mediat e huaja shkruajnë se dyshja prej muajsh ka pasur kon flikte dhe po qëndrojnë bashkë vetëm për hir të fëmijëve. William dhe Elizabeth flenë në të njëjtën shtëpi, por tani dhomat e tyre janë të ndara. Dyshimet për ndarjen e tyre nisën pak kohë më parë dhe shkak u bë premiera e filmit “En brazos de un asesino”. Ata u panë të zbrisnin nga makina të ndryshme dhe nuk qëndruan për asnjë moment bashkë.
Një burim për “TV Notes” ka treguar se ata nuk duan ta bëjnë publike ndarjen, pasi u shmangen ska ndaleve. “Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatke qësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi. William dhe Elizabeth janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë 2 fëmijë.