Aktori Olsi Bylyku është ndaluar nga policia në një ndër postoblloqet e qytetit, pas masave që janë ngritur nga qeveria për mospërhapjen e koronavirusit. Olsi është kapur duke udhëtuar me makinë, pa marrë një leje sikurse e parashikonte vendimi i qeverisë i dalë ditën e djeshme.

Gjithashtu Olsi ishte kthyer nga Italia në datë 8 mars dhe si rregull duhej të ishte vetëkarantizuar për 14 ditë. Policia e ka shoqëruar aktorin në shtëpi dhe e ka këshilluar që të marrë masa për vetëizolim.