E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ishte aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila është vënë përballë pyetjeve kurioze të fëmijëve.  Gjatë intervistës në studio, vëmendjes s’mund t’i shpëtonin unazat në duart e aktores, për të cilat rrëfeu më shumë duke zbuluar jetën e saj private. Olta u shpreh se njëra prej unazave ishte pak a shumë propozim, duke lënë të kuptohet se aktorja tashmë është fejuar. Megjithatë, ajo ka preferuar ta mbajë ende misterioz partnerin i cili i ka rrëmbyer zemrën.

Gjithashtu, Olta shtoi se meqenëse e ka gjetur “babain e fëmijëve”, dëshiron që në të ardhmen të bëhet nënë e një vajze dhe një djali. Në korrik të vitit që lamë pas, aktorja konfirmoi për “Iconstyle.al” se është duke përjetuar një lidhje dashurie, ndërsa do të na duhet të presim edhe pak për të mësuar cili është fatlumi.