Operacionet humanitare po vijojnë në gjithë territorin e bashkisë Librazhd, ku strukturat vendore i janë gjendur pranë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla siguroi se asnjë nuk do të mbetet pa ndihmën jetike.
“Vazhdon operacioni humanitar në çdo derë familjeje në nevojë. Asnjë nuk do të mbetet pa ndihmën jetike, deri në fund”, tha Balla.
Në kushtet e kufizimit të lëvizjes për mospërhapjen e COVID-19, strukturat vendore në Librazhd i janë gjendur pranë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë, duke i asistuar me ushqime dhe medikamente mjekësore.