E reja tërheqëse Ekaterina Repyakh raportohet se ka dalë dje me dëshirën e saj nga një spital ku ishte vënë nën karantinë për koronavi rusin Covid-19 në Sevastopol të gadishullit të Krimesë, para se doktorët të përfundonin testimet e tyre. Ajo tashmë ështe në listën e të kërkuarve të policisë ruse.
Ekaterina Repiakh ishte shtruar në spitalin e Sevastopol prej shkurtit pasi ishte kthyer nga Kina dhe kreu dy testime për koronavirusin e ri, në të cilat rezultoi negative, por iu tha se duhet të qëndronte për testin e tretë e të fundit por nuk duroi për këtë. Pasi u largua sipas mendjes së saj nga spitali ajo tashmë kërkohet nga policia dhe vendndodhja e saj mbetet e panjohur. Por ajo nuk është e vetmja pasi vetëm në hotelet e Moskës janë raportuar të paktën 88 nejrëz që kanë shkelur rregullat e karantinës pas kthimit nga Kina.