Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Enca Haxhia humbi njeriun e saj më të shtrenjtë,të atin. Dhe pse ajo po kalon një periudhë të vështirë jeta vazhdon. Së fundmi këngëtarja është parë për herë të parë të shfaqet në publik në shoqërine e Armarda Toskës dhe Mariana Kondit. E veshur thjesht me një bluzë të zezë, Enca ka vendosur të vazhdojë me projektet dhe jetën e saj, duke ditur se kjo do ishte dëshira e babait të saj.