Të gjithë ata punonjës të bizneseve që përfitojnë nga paketa ekonomike e qeverisë do ta marrin pagesën direkt në llogarinë e tyre bankare. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj në një lidhje me skype për emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.

Anila Denaj: Ky akt normativ e fillon zbatimin e tij nga data 1 prill. Në dhjetëditëshin e parë të muajit prill, të gjitha këto biznese në këtë kategori do të bëjnë deklarimin sipas një formulari që do tu vihet në dispozicion nga administrata tatimore. Të hënën dhe të martën ne do të komunikojmë në mënyrë masive si do të plotësohet formulari që mos ketë shqetësime për këtë. Dhjetëditëshi i parë është afati kohë që i lejohet të gjithë bizneseve për këtë deklarim të punonjësve të tyre, qoftë ato me pagë zero, qoftë ata me pagë të deklaruar për të arritur deri tek numrat e llogarisë. 

Kuptohet që nëse 32100 nuk kanë deklaruar numrin e llogarisë do të duhet ta deklarojnë numrin e llogarisë, pasi kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare. Nuk do ti jepet biznesve, por do ti jepet direkt cdo personi që bën pjesë në këtë grup prej 60421. 

Ky dhjetëditsh është i nevojshëm për të parë dy elementë: E para është në këtë fashë kategorie që përmendën pak më parë? Është i mbyllur dhe kush është numri i llogarisë? Në mënyrë që pas datës 10 gjithë ky proces, që ndodh paralelisht dhe administrata tatimore i ka të dhënat dhe i kryqëzon të dhënat me ato që sjellin bizneset do të kenë mundësinë që në ditët në vijim me një lëvizje automatike të transkasionit nga llogaria e thesarit te llogaria individuale për pagat e deklaruara të bëhen transfertat. Kjo do të jetë pagesë e muajit prill, nuk është e muajit mars.