Kina duket se po e fiton luftën me koronavirusin, por një eksperte e mjekësisë mendon të kundërtën.
Mjekja Li Lanjuan, një anëtare e ekipit të virusit në Pekin tha se Kina mund të përballet me një shpërthim të dytë në ditët në vijim.
Ajo tha se është e shqetësuar nga rastet e importuara që mund të sjellin një tjetër epidemi të madhe në vend. Komenti i Li erdhi pasi zyrtarët e shëndetësisë raportuan rastin e parë të një personi që kishte importuar koronavirusin nga një shtet i prekur.
Thuhet që jeta në epiqendrën e shpërthimit, Wuhan po kthehet në normalitet pas 2 muajsh mbyllje totale.
Profesor Li Lanjuan (në foto), një anëtar i ekipit të ekspertëve të Pekinit për virusin, tha që ajo ishte “shumë e shqetësuar që çështjet e importuara mund të shkaktojnë një tjetër epidemi në shkallë të gjerë në vendin tonë”.
Në një intervistë për China News, profesoresha 71-vjeçare tha se kontrolli dhe parandalimi i rasteve të importuara është një detyrë e rëndë për punonjësit e mjekësisë.
‘Kjo kërkon që ne të vazhdojmë të punojmë pa pushim që të ndalojmë përhapjen e koronavirusit në qytetet e tjera. Me qytete si Pekini, Shangai, Guanzhou, Shenzhen dhe Hangzhou kemi patur komunikime të vazhdueshme’, tha Li.
Ajo ka drejtuar ekipin mjekësor për të luftuar virusin në Ëuhan për më shumë se 50 ditë.
Mjekët në Guangzhou, kanë diagnostikuar një pacient me koronavirus i cili u sëmur pasi kishte kontakte të ngushta me një person që hynte në Kinë nga Turqia.