Pas urdhrit që mori qeveria për të izoluar në shtëpi të gjitha moshat e treta për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Bashkia e Pukës ka nisur nga puna për përkujdesjen ndaj të moshuarve në vetmi në qytet dhe njësitë administrative. Gazetari Armir Mehja raporton për ‘BalkanWeb’ se ushqime, detergjent, si dhe mjete higjeno-sanitare janë pjesë e paketës që bashkia e qytetit verior po shpërndan prej dy ditësh ndërkohë që për të gjithë ata që kanë nevojë po dërgohen dhe medikamentet.
Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve me kushtin e vetëm që ata mos të dalin nga banesat.