Ndotja e ajrit në disa prej qyteteve kryesore të Europës ka rënë në mënyrë drastike që kur qeveria ka urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur koronavirusin.
Të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P tregojnë një rënie sinjifikative të përqëndrimit të dioksidit të nitrogjenit NO2 në Romë, Madrid, e Paris. Imazhet e mëposhtme tregojnë përqëndrimet mesatare nga 14 marsi në 25 mars, krahasuar me përqëndrimet mesatare nga viti i kaluar.
Sateliti Copernicus tregoi para dy javësh një rënie në ndotjen e ajrit në veri të Italisë, rajonin e parë në Europë që mori masat izoluese në masë për qytetarët e saj të cilat përfshinin kufizimet në transport dhe aktivitetin industrial.
Ndërkohë disa prej agjensive hapësinore si ESA dhe NASA në ShBA janë detyruar të ndërprejnë disa prej misioneve të tyre si rezultat i përhapjes së koronavirusit, por gjer tani nuk ka ndikuar në aftësinë e tyre të mbledhjes së të dhënave klimaterike nga satelitët.
ESA Agjensia Europiane e Hapësirës (European Space Agency) po monitoron nga afër qytete në Hollandë dhe Angli. Të dhënat ditore për dioksidin e nitrogjenit përmbajnë luhatje të shumta në ditë e për këtë arsye shkencëtarët po përdorin mesataret në 10 ditë për të marrë rezultate më të besueshme.
“Vëndet veriperëndimore i adoptuan masat kufizuese më vonë se rajonet jugore, kështu që matjet e ndryshimeve të ndotjes për këto vende do paraqiten pakëz më vonë”, shprehet ESA
Shkencëtarët nga Instituti Metereologjik Mbretëror i Hollandës (KNMI ose Royal Netherlands Meteorological Institute) do të përdorin të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P për të dalë në të dhëna më të sakta mbi rënien e nivelit të ndotjes dhe influencën që masat izoluese kanë pasur. “Modele kompleksë me shumë variabla nevojiten për të dhënë një pamje më të mirë të ndotjes. Ndonëse studimi ka nisur do të nevojitet kohë për t’u mbaruar” shprehet Henk Eskes kërkues i KNMI-së.
Burimi: Bloomberg