Teksa qytetarët janë në vetëkarantinë, selia blu ka një ankesë me vend, që i shkon përshtat situatës… Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me mesazhin sensibilizues që kryeministri Edi Rama ka bërë në çdo numër telefoni. Partia e Bashës thotë se dënon ndërhyrjen e tij në mundësinë për komunikim normal të qytetarëve me telefon. “Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.
Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët. Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS”, thuhet në njoftim. PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve. “Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagan.