artia Demokratike ka reaguar duke thënë se janë tre masa urgjente që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirus.
Masat e propozuara nga opozita jashtë parlamentare janë:
1.Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale.
2.Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike.
3.Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës.
Reagimi erdhi pas mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Durrësit, Beratit dhe Fierit që janë future në karantinë se i kanë shërbyer personave të prekur.
‘Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend.
Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojmë qytetarët e sëmurë.
Akoma nuk është vonë që qeveria t’i japë fund papërgjegjshmërisë me të cilën ka vepruar deri tani më raport me sistemin shëndetësor. Për ta ruajtur atë nga kolapsi, është emergjente pajisja e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse’, thuhet në reagimin e PD.
Partia Demokratike thekson se kjo nuk është cështje dëshirash, por detyrim ligjor.
‘Neni 6 i ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sanksionon detyrimin që Qeveria të marrë masa të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të pu onjësve të shëndetësisë. Ligji detyron sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale të punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjerë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues nga kontaminimi, infektimi dhe prekja nga sëmundjet infektive.
Kjo nuk është koha që kryeministri të shfaqë stilin e tij luksoz të jetesës, me dieta ku konsumohen 2 vakte në 8 orë. Janë të paktën 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen 1 herë në ditë dhe me mijëra fëmijë që flenë me barkun bosh për shkak te papërgjegjshmërisë disavjeçare të qeverisë.
Koha nuk pret më! Duke e vlerësuar kohën si mjetin më të mirë, kryeministri dhe qeveria e tij duhet të marrin disa masa të detyrueshme nga ligji’, përfundoi PD.