Gazeta Tema ka botuar sot në mesditë dy lista me pasagjerë të riatdhesuar pas një operacioni të qeverisë shqiptare, për njerëzit e mbetur nëpër aeroporte, njerëz pa përkrahje, apo student të cilët nuk po i mbijetojnë dot mungesës së mjeteve financiare. I publikuam për dy arsye. E para se është mirë të jenë publik emrat e tyre, në kushtet kur shqiptarë që udhëtuan në Itali javën e parë të marsit, e mbajtën fshehur atë dhe janë sot baza e përhapjes së virusit në Shqipëri në mënyrë të papërgjegjshme.
E dyta për të kuptuar se gjeografia e tyre, tregon se kemi të bëjmë me një listë njerëzish anonimë, të cilët i ka përzgjedhur kriteri i hallit që i ka zënë dhe jo ndonjë arsye tjetër.
Por në situatën e jashtzakonshme që është krijuar, redaksinë e kanë kontaktuar shumë emigrantë, kryesisht nga Greqia, por dhe disa vende të tjera evropiane, si Gjermania, Italia apo Anglia, të cilët duan të kthehen në Shqipëri në këto momente dhe kërkojnë ndihmë nga qeveria.
Nga gjithë kërkimi jonë pranë autoriteteve kufitare, Ministrisë së Jashtme dhe ambasadave tona përkatëse, rezulton se qeveria në këto ditë të vështira, nuk ka as mundësi, dhe as prioritet, të gjurmojë shqiptarët që janë shpërndarë nëpër botë e ti rikthejë me shpenzimet e saj në Shqipëri, përveç kategorive që përmenda më sipër, të cilët janë njerëz që karantina i kapi në kufijë, apo në rrugë për Shqipëri.
Dhe në këtë pikë nuk mund të ti këkrohet të bëj më tepër. Prioriteti I qeverisë është mbajtja nën kontroll i gjendjes brenda vendit dhe jo marrja me operacione fluturimi në gjithë Evropën për të sjellë brenda qytetarë që kanë shkuar aty për hallet e tyre dhe për ti shoëëruar pastaj nga pikat kufitare në shtëpi për ti futur në karantinë. Eshtë mision I pamundur. Edhe pse është e dhimhshme, ata duhet ta përballojnë këtë situatë aty ku I ka zënë.
Një situatë dhe më e vështirë është në Greqi, ku ka shumë puntorë sezonal nga ata që nuk kanë as leje qëndrimi. Qeveria Greke i ka bërë të ditur qeverisë shqiptare se kufirin tokësor me Greqinë e ka të hapur për çdo këmbësor që dëshiron ta kaloj atë. Kjo do të thotë që çdo kush që mund të arrij në kufi mund ta kaloj atë, por në kufirin shqiptar, do të ndeshet me mungesën e transportit, kontrollin shëndetësor dhe karntinën e detyrueshme.
Ndaj në këtë pikë, edhe ata e kanë më të lehtë të rezistojnë aty ku janë sa të kaloj kjo periudhë ekstreme, se sa të shtojnë më shumë rreziqet për vete dhe të tjerët.
Thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian përfshi dhe Greqinë, janë treguar mirëkuptuese për afatin 90 ditor të lejes së qëndrimit dhe ky është i vetmi moment që qeveria mund të angazhojë diplomacinë e saj për ta zgjidhur çështjen e penaliteteve për këtë gjë, pasi kjo është çështje dilpomatike.
Operacionet e tjera janë tejet të vështira, me plot rreziqe për situatën epidemike në vend dhe ndoshta të pamundura. Ndja është rasti që rritet pritshmëria për një operacion që nuk ka për të ndodhur, në nj ëkohë që qeveria penalizon me gjoba ata që lëvizin nga një pallat në tjetrin.
Nga ana tjetër kjo çështje po tenton të kthehet në debat politikë, nga “grupi i gatshëm epidemiologjik opozitar”, që zakonisht kryesohet nga Tritan Shehu. Eshtë i njëjti papagallë që ulëret pse qeveria shqiptare nuk i mbylli kufijtë qysh në Janar. Tani bërtet përse qeveria shqiptare nuk sjell gjithë shqiptarët kudo në botë, me lekët e saj në Shqipëri, në mes të pandemisë.
Pastaj vjen Lubonja, I cili ka lëvizur nga Firence në Tiranë, dhe këtu ndjehet I stresuar nga izolimi, stres të cilin përpiqet ta lehtësoj duke ja kaluar shoqërisë.
Duke kthyer në profesion konsiderimin si fakt, të çdo thashethemi politik , ai fillon fjalinë: “siç dëgjova që thonë” e ka çuar më tej malinjitetin në ekstrem, duke thënë që qeveria shqiptare I ka përzgjedhur politikisht këta që ka sjell me aviona.
Një malinjitet I tillë, I cili luan me dëshpërimin e plotë të shqiptarëve të mbetur në Evropë nga kjo situatë, është në të vërtet një nga viruset më të këqinj që i është bashkangjitur koronavirusit.
Ambasadat tona në Perëndim, sidomos ata në Greqi, Romë, Londër apo Berlin, që janë me nga 3 a 4 persona gjithësej, në mes të rrezikut të pandemisë, as kanë shans të menaxhojnë fluksin e dëshpërimit të qindra mijëra qytetarëve të cilët të panikosur nga situata atje, duan të jenë në Shqipëri në këto momente. Nuk munden, por edhe sikur të mudneshin, nuk duhet ta bëjnë këtë në këtë muaj. Epidemia është një fatkeqësi që përballohet aty ku të zë. Eshtë fat I keq të të zërë rrugëve të botës, por jo ndonjë fat I madh të të zërë në Shqipëri. Përballimi I saj, është vetëm izolimi.
Kurba e përhapjes në Shqipëri po reagon mirë, duke mbajtur ende nën kontroll shpërthimin . Nuk dua të bëhem më malinjë se këta kritikët, por më duket sikur këta janë të shqetësuar pikërisht nga shifrat e mira të Shqipërisë dhe tani duan demomos që ajo kurbë të rritet, e të shpërthej si në Itali dhe pastaj, larg qoftë, po mbeti gjallë Tritani dhe Lubonja, të thonë që këtë e bëri qeveria se solli të sëmurët nga jashtë me avionë.
Eshtë pak a shumë si ankesa e Fatos Lubonjës për 30 mjekët që shkuan për solidaritet në Itali. Sipas tij Edi Rama ka burgosur popullin e vet dhe ndihmon Italinë si rregjimet e Kubës ao Rusisë.
Nga ana tjeter ankohet se karantina në Shqipëri është deprimuese dhe mund ti dobësoj imunitetin. Pra sipas tij Rama kërkon ta vras, se po i dobëson imunitetin duke I thënë rri brenda. Dhe duket sikur thotë që këtë karantinën Rama e ka vetëm për armiqtë e vet. Mirë shkruante një komentues poshtë shkrimit të tij: “Po dil mo burrë se ta paguaj unë gjobën, por gjej dikë të të paguaj funeralin”.