Ditën e sotme, reperja Loredana Zefi hodhi në treg këngën e saj më të re të titulluar “Angst”. Në këtë projekt të shumëpërfolur, ajo ka bashkëpunuar me reperin Zuna dhe menjëherë pas publikimit kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube. Kënga bëri bujë për shkak të tekstit dhe revoltës që shprehte këngëtarja për mediat. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për Mozzik dhe në tekstin e këngës e përmend atë si atin e Hanës.

Teksti për publikun shqiptar është pak i vështirë për t’u kuptuar, pasi është në gjermanisht, prandaj në Youtube ka dalë një version shqip. Fjalë për fjalë i përkthyer këtu do të kuptoni të gjithë mesazhin e këngës. Kujtojmë se dje, Zuna tregoi për herë të parë se me Loredanën nuk është në një lidhje dhe të dy janë beqarë.