Nga Mero Baze
Edi Rama me sa duket e gjeti një lodër t’ia hedhë në duar k undërshtarëve, që të kenë me se të merren këto kohë në karantinë. Një mesazh i tij telefonik, që të shfaqet sapo ti telefonon, ka shkaktuar shumë humor, hutim dhe bezdisje tek qytetarët, por një zemërim të paparë tek opozitarët. Ka 24 orë që opozita ka problem kryesor faktin pse Edi Rama u ka hyrë në telefon qytetarëve, dhe jo pse ka hyrë koronavirusi në Shqipëri. Beteja e pakuptimtë dhe qesharake kundër mënyrave të komunikimit të kryeministrit me qytetarët, në këtë situatë të jashtëzakonshme, është jashtë kohe dhe jashtë interesit publik për qytetarët, por vetëm në interest ë Edi Ramës.
Kështu reagonin dhe kur Edi Rama menaxhonte krizën e studentëve, dhe u dërgonte mesazhe “kur do flasim”, dhe kur bënte humor me njerëzit në mes të k atastrofës së tërmetit, kur i gjente gruan dikujt që i kishte humbur, apo tjetrit i gjente vend për qenin në furgon, kur merrte dy fëmijë nga Thumana i çonte në spital, pastaj tek Ronaldo, e në fund në shtëpi dhe shkollë. Stili i tij i PR është padiskutim debatndjellës dhe imponues. Dëshira e tij kur pë rleshet me idiotët e Facebook-ut, nuk është që të zgjedhë ndonjë të butë, por më idiotin dhe ag resivin, pasi ai do të prodhojë debat.
Njësoj dhe në këtë rast. Kam parë dhjetëra video e “meme” në rrjet, që bëjnë humor me Edi Ramën për këtë gjë, dhe ndoshta ky ka qenë dhe një nga qëllimet e mesazhit. Ka të tjerë që postojnë hutimin e tyre, kur e dëgjojnë në telefon, dhe padyshim njerëz që se durojnë dot Edi Ramën dhe postojnë bezdisjen e tyre. Por Edi Rama pikërisht për këtë gjë e ka bërë mesazhi. Të gjithë sot flasin ose me humor, ose me inat për porosinë e Edi Ramës: “Edi jam. La duart….”.
Tani ky tërbimi i opozitës, ja shton dhe më shumë fuqinë mesazhit të Edi Ramës, pasi e bën atë dhe më popullor, ndaj nuk duhet të mërzitet me ta. Por opozita duhet të mërzitet me veten, që në këto ditë, ose kërkon të nxisë panik nga koronavirusi, ose panik nga mesazhet e Edi Rams. Çështja e saj kryesore sot, është si komunikon Edi Rama me qytetarët, çka në të vërtet është problem i PR i Edi Ramës. Opozita mund të konkurrojë në këtë pikë. Ajo mund të bëj PR e saj me mesazhet drejtuar publikut, mund të bëjë një gjë më me humor apo më popullor se ky i Edi Ramës. Se kjo çështja e mesazheve nuk është çështje tenderi, që është vetëm një dhe e mori Edi Rama, ose mud t’i lërë dhe një pjesë Lulit si nënkontraktor. Ajo e tërmetit ishte kështu.
Mesazhe mund të bëjë dhe opozita. Dhe ne kemi të drejtë ose të qeshim, ose të hutohemi, ose të bezdisemi. Njësoj si me Edi Ramën. Por kjo këmbëngulja e opozitës që Edi Rama të mos dërgojë mesazhe, është si ajo anektoda që tregohet për dikë që Zoti i ofroi bujarisht t’i plotësonte një dëshirë dhe ai i tha: Dua të kem një shtëpi. Pastaj Zoti ju drejtua kundërshtarit të tij dhe e pyeti, po ti çfarë do? -Unë dua që t’ia heqësh shtëpinë që i dhe atij a rmikut tim, i tha ai.