Valencia është skuadra e futbollit më e prekur nga Covid-19, teksa burime të mediave spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të stafit, përfshi futbollistë, trajnerë dhe drejtues.
Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshimet e para janë se pikërisht aty ka ardhur edhe përhapja më masive e virusit.
Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollist dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.
Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.