Ka përfunduar video-konferenca e drejtuesve të 20 klubeve të Serisë A.
Në mbledhje është vendosur që nuk do të ketë stërvitje për asnjë skuadër, të paktën deri më datën 4 prill, për të respektuar maksimalisht edhe masat e qeverisë.
Gjithashtu do të konsultohet më gjerë ndërprerja e pagave të futbollistëve, për periudhën që nuk po stërviten.
Në vijim do të përcaktohet edhe në datë e saktë për rinisjen e përgatitjeve.