Ka përfunduar video-konferenca e drejtuesve të 20 klubeve të Serisë A.

Në mbledhje është vendosur që nuk do të ketë stërvitje për asnjë skuadër, të paktën deri më datën 4 prill, për të respektuar maksimalisht edhe masat e qeverisë.

Gjithashtu do të konsultohet më gjerë ndërprerja e pagave të futbollistëve, për periudhën që nuk po stërviten.