Numri i rasteve totale të koronavirusëve në Rusi u rrit në 2,337 të martën, një shtim për 500 rastesh të reja në 24 orë, vetëm një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka arritur të parandalojë një rritje të madhe të rasteve me koronavirusin.
Të martën u regjistra rritja më e madhe ditore e rasteve, për ditën e shtatë me radhë, sipas “Reuters”. Në Rusi, 18 persona të prekur nga koronavirusi kanë vdekur, ndërsa 121 njerëz janë shëruar.
Por ndërkohë që autoritetet thonë se situata po menaxhohet dhe është nën kontroll, papritur Presidenti Putin ka kërkuar izolimin e 12 milionë banorëve të Moskës. Masat u morën, dhe janë të ngjashme me ato në shumicën e vendeve të tjera të botës që po përpiqen të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
Qytetarët e Moskës kanë hyrë tashmë në një karantinë gjithëpërfshirëse, e cila do t’i mbajë ata brenda shtëpive të tyre dhe do t’i lejojë të dalin vetëm për të shëtitur një kafshë shtëpiake, për të hedhur mbeturinat ose për të marrë ushqime në dyqanin më të afërt.
Dekreti i kryetarit të bashkisë, Sergei Sobyanin ka krijuar konfuzion në një kohë kur rusët u njoftuan se situata po menaxhohej mirë. Në një kronikë të BCC realizuar në Moskë, qytetarët thonë se nuk i besojnë deklaratave të zyrtarëve.
Pas Moskës, Putin kërkoi edhe nga qytetet e tjera që të marrin masa të ngjashme për të luftuar koronavirusin.