Në epokën e Instagram-it, të marrësh afirmimin e të tjerëve përmes pëlqimeve apo ndjekësve, të shkakton ndjesi të mirë. Ndihesh i pranuar dhe i mbështetur. E kundërta ndodh në momentin që ndjen se gjërat s’janë më si më parë. Story-it e tu nuk shihen më nga shumë njerëz, apo numri i “like-ve” po bie. Ç’ndodh me trurin tonë në këtë moment?!
Mendimi se diçka s’e kemi bërë mirë, është i pari që na vjen. Sipas ekspertëve, humbja e folloëers-ve, apo pëlqimeve, (ndjekësve aktivë) krijon një lidhje direkte me besimin në vete apo tek grupi ynë shoqëror.
Edhe pse njerëzit janë të vetëdijshëm që kjo “humbje” nuk përkthehet në humbje të vërtet shokësh, niveli i ulët i përfshirjes regjistrohet si diçka negative në trurin tonë.Nëse një dekadë më parë, nuk perceptohej një mërzitje apo ndryshim humori për një shkak si ky, sot është diçka krejt normale. Çfarë ekspertët sugjerojnë në të tilla momente, është t’i kujtoni vetes se ndonjëherë njerëzit nuk janë aktivë me publikimet tuaja sepse janë thjesht të shpërndarë, të zënë apo po bëjnë diçka me jetën e tyre. Jo gjithmonë ka diçka personale me ty.