Mjekja shqiptare e cila jeton dhe punon në Gjermani, Aurora Meta Dollemberg flet për situatën e koronavirusit.
Mjekja u ndal fillimisht duke treguar se si po menaxhohet Covid-19 në shtetin gjerman.
Mjekja këshilloi se mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa. Ndërkaq, sa u takon rregullave që janë marrë në Gjermani, ajo tha se nuk ka kufizime në orare ashtu sikurse është bërë në Shqipëri dhe vende të tjera, por ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve për të respektuar rregullat.
Ndërkohë ajo tha se piku do të arrihet më 2 javët në vijim, ndërsa ulja totale të infeksionit do të ndodhë në fund të majit.
“Ne presim që në ditët të vijim të vazhdojë tendenca e rritjes së të infektuarve. Por pikun e parashikojë në 2 javët që vjen dhe në fund të majit të ketë një ulje totale. Përqindja e vdekjes është 5%. Nëse ne gripin e zakonshëm është 1% në Gjermani. Gjermania mbahet në Evropë së e ka nën kontroll virusin edhe këtu dita ditës po ndihet presioni prej rrezikut”, tha mjekja për ‘Abc’.
Lidhur me masat e marra në Gjermani, sqaroi se ato profesione që mund të punojnë nga shtëpia janë izoluar.
“Vetëm ne si mjekë janë të detyruar të dalin. Edhe pse po kërkohet shumë për një medikament nuk kemi akoma një trajtim që mund të heqë izolimin. Deri tani kemi bërë vetëm një trajtim me virostatikët. Deri tani nuk kemi gjetur një trajtim specifik, por vetëm frenues. Mënyra që po bëhet në Shqipëri është e saktë. Edhe ne në mënyrë të ngjashme po veprojmë këtu. Pacientët janë të lutur që të qëndrojnë në shtëpi, në rast se ka dyshime ata janë të lutur që të shkojnë tek zyrat e shëndetit publik, të telefonojnë dhe shkon ekipi me ambulancë te pacienti. Nuk janë të lejuar të shkojnë në klinika”, u shpreh Meta Dollemberg.
E pyetur nëse janë janë testuar mjekët, tregoi se në landin ku jeton nuk është përhapur në mënyrë masive.
“Këtu jemi më pak fleksibël. Pjesa tjetër e personelit që kanë qenë në kontakt nuk janë vizituar. Kapacitete edhe për Gjermaninë janë të kufizuara edhe për izolimin e stafit mjekësor apo testimin. Në spitalin ku unë punoj janë tre infermiere të cilat janë pozitive dhe atyre nuk u lejohet të shkojnë në shtëpi dhe të izolohen. Përkundrazi kemi edhe mungesë personeli, atyre u është lutur që të punojnë në repartin e pozitivëve”, tha më tej.
E pyetur nëse përbën rrezik që infermierët mund ta përhapin atë, ndërsa nuk janë të izoluar, mjekja sqaroi se reziku është, por kufizimi është bërë vetëm për repartin e pacientëve të infektuar dhe se nuk ju lejohet të punojnë për të gjitha repartet.
Sa i takon masave në Gjermani tha se, “Masat janë të forta por edhe popullsia është po aq korrekte në zbatimin e masave. Këtu nuk vihen gjoba nëse dikush kapet në rrugë. Është një bashkëpunim i gjithanshëm. Është lejuar që të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Në supermarkete ruhet distanca. Janë mbyllur të gjitha shkollat, institucionet publike. Janë mbyllur edhe azilet dhe spitalet e vogla”.
Për transportin publik sqaroi se edhe autobusët vijojnë, janë të lutur njerëzit që të mos futen më shumë se 10 veta në autobus. Kufizime orare nuk kemi, dalim paradite dhe pasdite”.
Pyetjes se pse Italia përfundoi në këtë gjendje, tha se “Që në hapat e para u bënë gabime të rënda. Ata pacientë që ishin pozitiv u pranuan në spitale të mëdha. U infektuan personeli mjekësor dhe ata ua përhapën të sëmurëve rëndë”.
Ndërsa si këshillë për shqiptarët dha: “Ka qenë prej javës dhe mbetet rregulli bazë qëndrimi në shtëpi. Testimi masiv nuk sjell asgjë, ne mundemi vetëm ta parandalojmë duke u izoluar.”