Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka folur për Milan TV në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë këtë të diel kundër Genoa-s në kampionat.”Duhet të kemi një mentalitet të madhe dhe të jemi të përqendruar, duam t’u dhurojmë tifozëve tanë që do të na ndjekin nga televizori, pak lumturi”, ka thënë trajneri i milanezëve. “Jemi përgatitur mirë, e dimë sa e rëndësishme është të kthehemi te fitorja. Kampionati është akoma i gjatë dhe duhet të rikuperojmë pozicione shumë shpejt”.”Pozicioni im? E kam ndier gjithmonë besimin e ambientit. Po punojmë të gjithë me përqendrim dhe qetësi, nuk mund të kemi justifikime, duhet të tregojmë se jemi në lartësinë e situatës”.