Po gripi i nëntorit dhe dhjetorit ka qenë koronavirus?

Rastet e koronavirusit në botë tanimë kanë kaluar 700 000 të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve ka kalaur 33 000.

Por, njerëzit në SHBA, janë të shqetësuar, dhe kanë ngritur pyetjen se: A mundet që gripi që kanë kaluar në nëntor dhe në dhjetor, të ketë qenë koronavirus?

“Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes. Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.” –shkroi në facebook Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA sipas Yahoo

Dhjetëra komente pohuan një gjë të tillë, duke bërë të dyshojnë se koronavirusi ka qarkulluar në Amerikë, që në muajt nëntor ose dhjetor.

Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë./ I.M-Dritare.netP