Nga Mero Baze/
Kishte një mënyrë të thjeshtë që kritikët opozitarë, të mos e bënin të shkëlqente kaq shumë Edi Rama, përkrah 30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën për në Bergamo. Mund ta përshëndesnin atë gjest, siç bënë miliona shqiptarë dhe italianë. Nuk kishin pse lavdëronin Edi Ramën, por mjekët.
Por me sa duket, zakoni i të mos bërit opozitë reale, por vetëm kontestime, i ka vënë sot ata në një pozitë të vështirë, jo vetëm me mbi 700 mijë shqiptarë në Itali, të cilët realisht kanë fituar qytetari të dorës parë në sytë e fqinjëve italianë, por dhe me politikën italiane, pozitë dhe opozitë. 30 mjekë dhe infermierë janë thjeshtë një shifër simbolike për 30 vitet që Italia na ka qëndruar pranë.
Dhe këtë gjest e ka përshëndetur edhe kryeministri Conte, por dhe kryetari i opozitës Salvini, secili sipas optikës së vet. Pra Italia është bashkuar në mirënjohjen ndaj këtij gjesti, kurse politika shqiptare, që duhet të ishte krenare, është ndarë.
Natryisht që sulmet ndaj këtij gjesti, që vijnë nga opozita politike, janë shumë të zbehta para entuziasmit që ka shkaktuar në opinion, por edhe pse i zbehtë, ai i lë një hije, në raportet e tyre me Italinë.
Presidenti Ilir Meta e mori kthesën i pari pak çaste më parë, dhe sapo e lavdëroi atë si një gjest që dëshmon betejën e përbashkët me Italinë. Ndërkohë, e gjithë opozita politike, përfshi dhe politikanë të partisë së Ilir Metës, po argëtohen me ironi dhe cinizëm ndaj këtij gjesti, a thua se ua ka marrë kush gratë apo fëmijët me zor nga shtëpia e tyre dhe i ka nis në Itali, si “nizam” të Edi Ramës.
Fatkeqësia e tyre është se, për shkak të jehonës së fortë që pati gjesti pozitiv i Qeverisë shqiptare, do të mbahet mend po kaq për keq, edhe reagimi negativ ndaj këtij gjesti nga politikanë të opozitës dhe opinionistë të identifikuar si “mentorë” të tyre.
Dhe ky është problemi real që ka opozita me të menduarit, si një alternativë e papërgjegjshme në Shqipëri.
Ajo shkon si anije me vela nga të fryjë era dhe për çështje të tilla, që janë të ndjeshme në raportet me vendet fqinje.
Dhe tani ndjehen të bezdisur pse kaq shumë shqiptarë në Shqipëri dhe Itali falenderojnë Edi Ramën për këtë që bëri. Po mund t’i falenderonin dhe ata, mjafton të mos ulërisnin pse po i çonin dhe të mos merrnin mend e Çim Pekës dhe Fatos Lubonjës.
Edi Rama mund të mos shkëlqente kaq shumë, sikur të mos nxinte opozita gjithçka rreth tij.
Tani mbyllni sytë dhe veshët, mos të dëgjoni çfarë thonë për ju, qindra mijëra shqiptarë të Italisë, që ndjehen sikur i kanë shlyer pak nga borxhi që i kanë Italisë, për atë që ka bërë për ata. Dhe kanë të drejtë të pyesin Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe gjithë idhtarët e tyre: Po me Italinë ç’patët? Dhe nuk di si mund t’u përgjigjeni, përveçse të nxirrni Tritanin t’i sqarojë, ngaqë ai thotë çdo gjë, se s’ka turp.
Kishte një mënyrë të thjeshtë që kritikët opozitarë, të mos e bënin të shkëlqente kaq shumë Edi Rama, përkrah 30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën për në Bergamo. Mund ta përshëndesnin atë gjest siç bën miliona shqiptarë dhe italianë. Nuk kishin pse lavdëronin Edi Ramën, por mjekët.
Por me sa duket zakoni i të mos bërit opozitë reale, por vetëm kontestime, i ka vënë sot ata në një pozitë të vështirë, jo vetëm me mbi 700 mijë shqiptarë në Itali, të cilët realisht kanë fituar qytetari të dorës parë në sytë e fqinjëve italianë, por dhe me politikën italiane pozitë dhe opozitë. 30 mjekë dhe infermierë janë thjeshtë një shifër simbolike për 30 vitet që Italia na ka qëndruar pranë.
Dhe këtë gjest e ka përshëndetur edhe kryeministri Conte, por dhe Kryetari i opozitës Salvini, secili sipas optikës së vet. Pra Italia është bashkuar në mirënjohjen ndaj këtij gjesti, kurse politika shqiptare që duhet të ishte krenare, është ndarë.
Natryisht që sulmet ndaj këtij gjesti, që vijnë nga opozita politike janë shumë të zbehta para entuziazmit që ka shkaktuar në opinion, por edhe pse i zbehtë, ai lë një hije në raportet e tyre me Italinë.
Presidenti Ilir Meta e mori kthesën i pari pak çaste më parë, dhe sapo e lavdëroi atë si një gjest që dëshmon betejën e përbashkët me Italinë. Ndërkohë e gjithë opozita politike, përfshi dhe politikanë të partisë së Ilir Metës, po argëtohen me ironi dhe cinizëm ndaj këtij gjesti, a thua se ua ka marr kush gratë apo fëmijët me zor nga shtëpia e tyre dhe u ka nis në Itali, si “nizam” të Edi Ramës.
Fatkeqësia e tyre është se, për shkak të jehonës së fort që pati gjesti pozitiv I qeverisë shqiptare, do të mbahet mend po kaq për keq, edhe reagimi negativ ndaj këtij gjesti nga politikanë të opozitës, dhe opinionist të identifkuar si “mentorë” të tyre.
Dhe ky është problemi real që ka opozita me të menduarit si një alternativë e papërgjegjshme në Shqipëri.
Ajo shkon si anije me vela nga të fryjë era dhe për çështje të tilla që janë të ndjeshme në raportet me vendet fqinjë.
Dhe tani ndjehen të bezidsur pse kaq shumë shqiptarë në Shqipëri dhe Itali falenderojnë Edi Ramën për këtë që bëri. Po mund ti falenderonin dhe ata, mjafton të mos ulërisnin, pse po i çonin dhe të mos merrnin mend e Çim Pekës dhe Fatos Lubonjës.
Edi Rama mund të mos shkëlqente kaq shumë , sikur të mos nxinte opozita gjithçka rreth tij.
Tani mbyllni sytë dhe veshët, mos të dëgjoni çfarë thonë për ju, qindra mijëra shqiptarë të Italisë, që ndjehen sikur i kanë shlyer pak nga borxhi që i kanë Italisë, për atë që ka bërë për ata. Dhe kanë të drejt të pyesin Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe gjithë idhtarët e tyre: Po me Italinë ç’patët? Dhe nuk di si mund tu përgjigjeni, përveçse të nxirrni Tritanin ti sqaroj, ngaqë ai thotë çdo gjë, se ska turp.