Mesfushori francez, Paul Pogba, është i gatshëm t’ia përkushtojë të ardhmen Manchester Unitedit dhe është i gatshëm ta rinovojë kontratën, shkaku i besimit se ai mund të ndikojë që të arrihen suksese të mëdha në Old Trafford. Pas shumë muajve spekulime për të ardhmen e tij, mesfushori francez pritej të largohet nga Old Traffordi në fund të këtij sezoni, pasi që ai hyn në dy vjetët e fundit të kontratës së tij, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, DailyMail raporton se Pogba e sheh të ardhmen e tij në Manchester United dhe do të rrinte në Old Trafford më kënaqësi edhe përtej këtij sezoni, madje duke qenë edhe i gatshëm ta zgjasë kontratën aktuale.
Mënyra se si Manchester Unitedi e përfundon sezonin, veçanërisht nëse Djajtë e Kuq arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pritet ta ketë një ndikim të madh në vendimin e Pogbas për të ardhmen e tij këtë verë. Real Madridi dhe Juventusi ishin përfolur si dy opsionet favorite për Pogban gjatë verës së kaluar. Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola, i kishin nxitur shpeshherë vetë këto spekulime me deklaratat e tyre. Megjithatë, 26-vjeçari – i cili ka luajtur vetëm në tetë ndeshje këtë sezon shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës – dëshiron ta dëshmojë vlerën e tij të vërtetë në skuadër dhe beson se mund ta luajë ende një rol të madh në tentimin për të sjellë suksese në “Teatrin e Ëndrrave”. Pogbas i ka bërë më së shumti përshtypje ndikimi që portugezi Bruno Fernandes e ka pasur në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer dhe ai beson se mund ta krijojë një partneritet emocionues në mesfushë me të.