Paul Pogba duket se e ka ndarë mendjen se çfarë dëshiron të bëjë me të ardhmen e vet, duke e gëzuar Manchester Unitedin, sipas mediave angleze. Ylli francez Pogba ka vendosur të qëndrojë në Manchester United edhe pas këtij sezoni, sipas Daily Star, transmeton Gazeta Express. Për mesfushorin është përfolur se do të kalojë në Real Madrid ose do të kthehet në Juventus gjatë verës. Megjithatë, 26-vjeçari nuk është kundër idesë për të qëndruar në Old Trafford.

Ardhja e Bruno Fernandes dhe blerja e mundshme e Jadon Sanchos, thuhet ta kenë bërë Pogban të mendojë dy herë për të ardhmen e tij në United.