Nga Artur Ajazi/
Njëherë qeveri tran zitore, pastaj qeveri kujdestare, njëherë dy palë zgjedhje në një ditë, pastaj zgjedhje elektronike, njëherë duam reformë zgjedhore, pastaj nuk ndryshon data 15 Mars. Këto dhe gjithçka nxjerr nga sirtaret e Doktorit, për Lulzim Bashën janë politikë, por në fakt janë thjesht lojëra fjalësh. Politika për Lulzimin, është shtyje ta shtyjmë, pra shtyje këtë mandat, dhe pastaj e shtyjmë edhe mandatin tjetër me llogje Kavaje. Dhe më mirë se kushdo tjetër Lulzimit, këtë mënyrë gjeniale të bërjes së politikës ja ka mësuar Gazi, sekretari më aktiv i periudhës së postdjegies së mandateve. Por ajo që vlen më shumë për kryetarin e Partisë Demokratike në këto momente, është largimi nga rre ziku Meta. Ai për Lulzimin është kthyer në corona virus i rre zik shëm, pasi bëhet fjalë për komandën e opozitës në të ardhmen. Mungesa e vizionit dhe produktivitetit politik, e angazhimeve dhe potencialeve përgjatë viteve kur Lulzim Basha ka qenë dhe është kryetar PD, ka sjellë jo vetëm largimin e asaj force politike nga realiteti objektiv i asaj ç’ka ndodh në Shqipëri, por edhe qasjen e ish-partnerit në qeverisjen e shkuar mikun e Doktorit, Ilir Meta. Takimet e shpeshta së fundi në Presidencë mes Lulzimit dhe Ilirit, e kanë bazën tek “marrëveshja” apo aleanca e detyrueshme që kryetari PD, ka pranuar të bëjë me kreun e shtetit. Pamundësia e Lulzimit për ti bërë “ballë” Ramës, shihet si shkaku kryesor i mënjanimit të tij nga Doktori. Ndoshta akoma edhe sot, Lulzim Basha nuk po e kupton se politika nuk është lojë fjalësh, as shtyje ta shtyjmë, nuk është as pa besi marrëveshjesh, por diçka më e rëndësishme.Ndoshta akoma dhe sot Lulzim Basha nuk e ka kuptuar se, të luash në politikë, nuk është njëlloj sikur të tallesh me bazën e partisë. Ndoshta akoma dhe sot Lulzimi nuk e ka kuptuar se, mungesa e fjalës së mbajtur në politikë, do të thotë dështim zinxhir i cili të ndjek gjatë gjithë karrierës tënde. Ndoshta akoma dhe sot, Lulzimi nuk e ka kuptuar se të luash me takimet dhe porositë e ndërkombëtarëve, nuk është njëlloj sikur të tallesh me babalet e SHQUP-it. Gjithë kjo periudhë e ngarkuar me dështime, duket se nuk ka bërë efektin e duhur tek kryetari Partisë Demokratike. Ai po vazhdon “denjësisht” rrugën e tij pa krye, duke nxjerrë dhe duke kërkuar çdo javë qiqra në hell edhe pse di fare mirë, se Rama nuk mundet me afate kërkesa dhe ankesa por me votë.Duke dalë së fundi me propozime të reja si mosshtyrja e 15 Marsit, qeveria kalimtare dhe Parlament dhe dy dhoma tregon mungesë vullneti tek Lulzim Basha, për të arritur tek miratimi i Reformës Zgjedhore, të cilën e sheh herë si “zgjidhje e kri zës dhe herë si mungesë serioziteti nga Rama. Të bësh lojëra fjalësh në politikë, nuk tregon se je zanatxhi i mirë i asaj fushe, por kalemxhi i keq, që aksidentalisht je futur në tapetin ku ndeshen profesionistët. Gjithsesi shtyje ta shtyjmë Lulzim deri në 2021, pastaj gjej një shkak tjetër për të mos ikur të paktën nga posti kryetarit të partisë, ndryshe humbe gjithçka.