Një shembull për të mos u ndjekur ose një skandal mund të quhet ajo që ka bërë futbollisti i Everton Jordan Pickford. Portieri, i cili është pjesë edhe e kombëtares së Anglisë, ka thyer karantinimin ku ishte rekomanduar të qëndronte për shkak se dyshohej se mund të ishte i prekur.Së bashku me gruan dhe djalin e tij 25-vjeçari është fotografuar në një event boksi ku merrnin pjesë dhe qindra persona të tjerë.
Klubi i Everton duhet të qëndrojë në karantinë pasi dyshohet se një person nga stafi ishte i infektuar me COVID-19. Për këtë arsye edhe futbollistët duhet të kryenin edhe proçedurën e vetëkarantimit.