Nuk janë ditë të mira për Çelsin. Blutë e Londrës janë thuajse të el iminuar nga Liga e Kampioneve pasi kanë h umbur 3-0 në shtëpi përballë Bajernit të Mynihut, por veç kësaj ndeshjeje, rrezi kojnë të hu mbasin dhe portierin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.
Vendimi i Frenk Lampardit për ta ulur në stol Kepa Arrizabalagan, nuk është pritur fare mirë nga basku, titullar në “Stamford Bridge” që prej verës së vitit 2018, kur edhe la Bilbaon për Londrën. Sipas “The Sun”, Kepa është gati të kërkojë la rgimin nga ekipi që në merkaton e verës, pasi Lampard nuk ka mbajtur fjalën lidhur me pozicionin e tij si titullar fiks në kuadratin e bluve.