Që spitalet shqiptare kanë mjaft probleme të pazgjidhura ende, këtë gjë nuk ka shqiptar që të mos e dijë. Por që të risjellësh kronikat e 6 viteve më parë, për të frikësuar shqiptarët me qëllim, kjo është një la jthitje e mirëmenduar për të ngjallur pa nik dhe pasiguri. Ditën e djeshme Sali Berisha ka shpërndarë një video të vjetër për të treguar se në spitalet shqiptare nuk ka ujë.
Gazeta “TemA” ka bërë një kërkim të thjeshtë në You Tube ku konstatohet se videot datojnë 6 vite më parë. Risjellja e tyre për publikun në këtë moment sikur është situata aktuale, është një veprim që rëndon psikologjikisht qytetarët shqiptarë të cilët tashmë duan të informohen objektivisht.