Çdokush që kërkon të dërgojë para’ nga një qytet në tjetrin mund të përdorë shërbimin më të ri të Posta Shqiptare, sipas të cilit marrësi i pagesës nuk ka nevojë të dalë nga banesa, pasi shuma i shkon direkt në shtëpi.

Drejtori i Marketingut, Ervis Mançe thotë për TV SCAN se ky shërbim i ri i vjen në ndihmë kryesisht atyre fëmijëve që duan të dërgojnë para’ pranë prindërve të moshuar, por jo vetëm.

Mançe shpjegon se nuk ka asnjë lloj limiti për shumën që mund të dërgohet, ndërkohë qe pagesa për këtë shërbim është vetëm 200 lekë. Shërbimi “cash to cash” ka nisur të aplikohet që prej të hënës.