Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja tha sot për ATSH-në, se deri tani në qarkun e Shkodrës nga të gjitha testet e bëra rezultojnë neg ative, ndërsa janë marrë të gjitha msat për parandalimin e COVID-19. Millja thekson se vazhdon puna për kontrollin në pikën kufitare si dhe janë ngritur 7 postoblloqe për ndalimin e mjeteve si dhe inspektimi për mbylljen e lokaleve. “Në vijim të porosive të deleguara nga Komiteti i Mbrojtjes Civile, vazhdon puna e strukturave në grupe të punës të përbërë nga inspektoriatet, DVP, FNSH, Ushtrisë për kontaktimin e gjithë personave që kanë hyre nga pikat e kalimit te kufirit para dt 27, si dhe operacionet e ndalimit të mjeteve nëpërmjet 7 postoblloqeve te organizuara nga DVP, ushtrisë, me mbështetëjen edhe te strukturave te FNSH të cilët mbeshtesin edhe inspktoriatet për mbylljen e lokaleve”, shprehet ai.
Millaj tha se janë kontrolluar rreth 250 persona që kanë hyrë në pikat e kalimit te Kufirit, ndërsa deri më tani nuk kemi asnjë rast pozitiv. “Nga Inspektoriati Shendetësor janë monitoruar dhe kontrolluar rreth 250 persona që kanë hyrë në pikat e kalimit te Kufirit, prej të cilëve 120 të huaj ku janë zbatuar të gjitha rregullat e kontrollit sipas procedurave të MSH, ndërkohë informohemi nga Drejtori i Spitaleve që deri tani nuk ka asnjë person të shtruar me shenja të koronavirusit në dy spitalet e qytetit Shkodër”, tha ai. Po ashtu Millaj shton se “po e kordinojmë dhe monitorojmë situatën duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat e nivelit qendror dhe lokal në të gjithë Qarkun”.