Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë pasi një paciente është infektuar me koronavirus. Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar.

Deri të mërkurën, në Lezhë janë konfirmuar katër persona të infektuar, 1 qytetar, dy infermiere dhe një sanitare.