Prezantuesi, komediani dhe regjisori i njohur italian, Piero Chiambretti është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ai me një mesazh ne Instagram.
“Kam bërë dy tamponë dhe kanë rezultuar negativ. Ky është një mesazh shprese që dua ta ndaj më të gjithë”- shkruan prezantuesi i ‘CR4-La Repubblica delle donne”.
64-vjecari doli ditën e djeshme nga spitali ‘Mauriziano’ në Torino dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ishte shtuar në spital më 16 mars së bashku me nënën e tij pasi ishin prekur nga COVID-19. Fatkeqësisht nëna e prezantuesit nuk ia doli të fitonte betejën me virusin e tmerrshëm.
“Falenderoj me gjithë zemër personelin mjekësor në spitalin ‘Mauriziano’ që më kujdesën dhe kuruan me vetëmohim, pasion dhe njerëzim të madh. Jam shëruar falë tyre”- shkruan më tej prezantuesi i njohur.