Miliarderi gjerman Dietmar Hopp, pronar i kompanisë farmaceutike CureVac, njëherësh presidenti i klubit të futbollit Hoffenheim, tha se ai e priste në vjeshtë një vaksinë të fortëndërruar e fort të dëshiruar kundër koronavirusit. Ditët e e fundit Hopp kundërshtoi një ofertë të presidentit amerikan Donald Trump për të blerë kompaninë e tij, duke shpjeguar se do të bënte një vaksinë në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse dy ditë më parë Bashkimi Evropian i dha atij një kredi prej 80 milion eurosh.

“Gjëja e parë që duhet të them është se, edhe nëse shpikja jonë do ketë sukses, njerëzit e sëmurë nuk mund të kurohen me këtë vaksinë. Sidoqoftë, vaksina mund të parandalojë që njerëzit e shëndetshëm të sëmuren nëse, për shembull, pandemia intensifikohet dimrin e ardhshëm, siç thonë disa ekspertë”, tha Hopp për Bild.

Ai deklaroi se nëse kursi i tanishëm i kërkimit mbetet pozitiv, provat klinike do të fillojnë në fillim të verës.

“Presioni është i madh, por miratimet nga autoritetet do të arrijnë më shpejt se në raste të tjera sepse çështja është delikate. Unë pres që vaksina të jetë gati në vjeshtë,” tha Hopp.